Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, tha se me fitoren e tij më 28 dhjetor Viti i Ri vjen më herët për qytetarët, raporton GazetaBlic.
Ai njoftoi se edhe sivjet do të mbështeten fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 euro, pavarësisht sfidave nga mosvotimi i buxhetit nga opozita.
Ky vendim i Kurtit vjen vetëm katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Postimi i plotë:
Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.
Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.
Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.
Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.
Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!


