Lajme

Kushtetuesja: Qeveria e zgjedhur më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën

09/23/2026 14:58
nga:Y I

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur sot lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, që kishin të bënin me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit, mënyrën e votimit të nënkryetarëve, konstituimin e legjislaturës së XI-të dhe zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Megjithatë, Kushtetuesja ka vendosur se Vendimi i Kuvendit i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

“TË KONSTATOJË që Vendimi [Nr. 11-V-007] i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” thuhet ne njoftim.