Lajme

Kurti pas takimit me Ramën: Diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë

02/16/2026 16:40
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton GazetaBlic.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar marrëveshjet bilaterale ekzistuese, fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi, si dhe mundësitë e reja dhe sfidat e përbashkëta.

Ai theksoi se me mandatet e ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synojnë t’u shërbejnë edhe më shumë qytetarëve të të dyja republikave.

Postimi i plotë: