Lajme

Incident në Veri: Babë e bir sulmohen nga një person në komunikacion, ndërhyn policia

10/29/2025 15:39
nga:Genita C

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar fizikisht babë e bir në veturë.

Rastin e ka konfirmuar shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri, Erduan Baliqi, i cili njoftoi se i dyshuari dhe viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Policia ka reaguar menjëherë, i dyshuari është dërguar në stacioni, derisa hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit po vazhdojnë”, ka thënë Baliqi