Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerësojnë se me faljen e 100 eurove nga Ministria e Financave për tatim në pronë, dëmi financiar do u shkaktohet 29 komunave, raporton GazetaBlic.
Sipas një grafike të siguruar nga GazetaBlic, bëhet e ditur se dëmin më të madhë do ta ketë komuna e Prishtinës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës do ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë dhe kjo lëndë do të dorëzohet nesër në ora 11:00.
Kështu bëri të ditur, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili i tha GazetësBlic ku shtoi se nëse ndodhë një falje e tillë, komunat do të ketë humbje prej 27 milionë euro.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës do e dorëzojë lëndën për Gjykatë Kushtetuese. Vlera e cila e kemi mbledhur prej Komunave është e përafërt që mund të shkaktojë dëme financiare në buxhetet e Komunave të Kosovës nga zbatimi i Ligjit për tatimit në pronë, pra nëse ndodhë falja, do të jetë rreth 27 milionë euro”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi shtoi se, kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe komunat e banuara nga serbët.
“Kësaj kërkese i janë përgjigjur pozitivisht edhe komunat e banuara nga serbët. Kemi Komunën e Novëbërdës, Shtërpcës, Parteshit e Graçanica”, tha Ibrahimi për GazetaBlic.


