Lajme

Dushi, LDK: Tandemi Kurti-Osmani po përpiqet të kapë sistemin e drejtësisë në Kosovë

12/22/2025 17:20
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, ka kritikuar qeverinë aktuale për kapjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai tha se mungesa e kryeprokurorit dhe veprimet e qeverisë kundërkushtetuese pengojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se pozitat kyçe në drejtësi mbeten të lira për interesa politike.

“Pushteti akutal po përpiqet të kap e kontrolloj sistemin e drejtësisë në çdo hallk të tij. Sot, Kosova është pa kryeprokuror të shtetit, pra pa drejtuësin e institucionit kryesor që duhet ta luftoj krimin dhe korrupsionin në këtë shtet. Dhe kjo nuk është rastësi. Është rezultat i veprimeve të orkestruara të qëllimshme kundërkushtetuese e kundërligjore të tandemit Kryeministër-Presidente”, tha ai.

“Prandaj, pritjet se kjo qeveri do ta luftoj korrupsionin nuk qëndrojnë aspak, sepse nuk ka luftë kundër korrupsionit, kur vetë qeveria mban peng drejtësisë dhe mbron hapur pjesëtarët e saj të akuzuar. Nuk ka reforma kur qëllimi i kësaj qeverie është kapja. Nuk ka shtet ligjor kur pozitat kyqe në sistemin e drejtësisë lihen bosh për interesa politike”, tha Dushi.