Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Bjellorusinë të martën me fillim nga ora 20:45.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për këtë takim janë tashmë në shitje, përcjell GazetaBlic Sport.
Çmimet e biletave janë si në vijim: veri dhe jug 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Kosova është në lojë vetëm matematikisht për kualifikim në Euro. I duhet ta mposhtë Zvicrën të shtunën dhe Bjellorusinë, dhe duke shpresuar në rezultate të favorshme të Izraelit dhe Rumanisë.
Ato mund t’i blini përmes platformës online – LINKU.
/GazetaBlic Sport/


