Lajme

“Blerja e librave” / Rrahman Jashari: Ideja e Nagavcit skandaloze, uroj që të mos jetë vendim i prerë

08/22/2023 12:47
nga:Sh R

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se ideja e ministres Nagavci për blerjen e librave nga prindërit është skandaloz dhe se uron që të mos jetë vendim i prerë

Gjithashtu Jashari tha se prindërit ose duhen të përgatiten për vjeshtë dhe dimër ose duhet t`i blejnë tekstet shkollore për fëmijë.

“Prindërit ose duhet të përgatiten për vjeshtë dhe dimër ose t`i blejnë tekstet shkollore për fëmijë”, u shpreh ai.

Tutje Jashari tha se nga deklarata e saj kanë pritur që do del dhe njëherë para mediave me një lajm të mirë që do thoshte se qeveria Kurti ka gjetur mjete të mjaftueshëm për të gjitha tekstet shkollore.

Siaps kryetarit të SBASHK-ut,  ajo doli me një lajm të çuditshëm dhe një vendim skandaloz.

“Kemi pritur nga deklarata e saj se në takimin e dytë me mediat ajo do të jap një lajm krejt tjetër, dhe do të thotë që qeveria Kurti ka gjetur mjete mjaftueshëm që t`i kemi të gjitha tekstet shkollore nga klasa e 1-9 gratis, mirëpo ajo e dha një lajm të çuditshëm, një vendim skandaloz, uroj të mos jetë vendim i prerë, i pa pranueshëm”, tha Jashari për Gazeta Blic.

Jashari thotë se si sindikatë nuk bëjmë kërkesa për dorëheqje, por kjo çështje i takon më mirë qeverisë dhe parlamentit.

“Ne si sindikatë zakonisht nuk bëjmë kërkesa të tilla për dorëheqje të dikujt, kjo është çështje që Qeveria ish dashur ta analizojë pse jo edhe parlamenti”

Ai pretendoi se paraqitjen e Nagavcit që e kishte javën e kaluar e kritikuan të gjithë si SBASHhK, Asocicacioni i Komunave, Drejtoritë Arsimore dhe prindërit.

“Zonja Nagavci javën e kaluar kishte paraqitje të cilën jo vetëm ne por edhe asociacioni i komunave edhe drejtorisë arsimore edhe prindërit e kritikuan, kur tha se do të shpërndahen tekste shkollore nga klasa 1-5 gratis nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa punonjësit atje bashkë me DKA duhet të bëjnë zgjedhje me tekstet e përdorura vitin e kaluar, ne kemi reaguar arsyeshëm nga përvoja që kemi në arsim se e dimë që ato tekste janë të përdorura dhe nxënësit që i marrin ato ndihen keq, ngase vet tekstet janë të dëmtuara”, tha Jashari.

Jashari, vendimin e MASHT-it e sheh si vendim të keq dhe thotë se kanë dhënë kontribut të keq në fillim të vitit shkollor, ku thotë se ne ishin të gëzuar pasi që këtë vit nuk kishte  kërkesa për ndonjë grevë eventuale.

“Kjo nuk është e drejtë nuk është në rregull, nëse ndodh kështu atëherë zonja Nagavci dhe MASHT le ta dijnë se kanë dhënë kontribut të keq në fillimin e vitit shkollor dhe po them se ne jemi gëzuar, jam nga njerërit më të lumtur pasi që nuk kishim kërkesa nga anëtarësia për ndonjë grevë eventuale, por jemi të zhgënjyer në mungesë të teksteve”, shtoi Jashari për Gazeta Blic.

“Qeveria Kurti që kishte fjalë shumë të mëdha që t`i furnizojë me laptop dhe projektor, por në mungese të këtij buxheti do ia kishm fal edhe kësaj rradhe sikur t`i kishim tekste shkollore gratis për të gjithë nxënësit e Kosovës”, tha Jashari për Gazeta Blic.