Lajme

Besnik Tahiri: Kosova ka nevojë të ketë bashkëpunim me sektorin privat dhe forcim të sektorit publik

11/30/2025 12:32
nga:Genita C

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka komentuar mbi zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke theksuar nevojën për një qeverisje që bashkëpunon me sektorin privat dhe fuqizon sektorin publik, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo është e domosdoshme për stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e mirëqenies së përgjithshme të Kosovës, dhe se këto qëllime do të përkrahen së bashku.