Lajme

Sadiku (AGK): Vendimi i MINT-it për Klanin, politik – gjykata ta trajtojë rastin pa ndërhyrje

07/31/2023 12:41
nga:N M

Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.

Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.

“Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave”.

“Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, tha Sadiku

“Demokracia vdes në errësirë”, fillon protesta e gazetarëve kundër pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës