Lajme

48-shi i VV’së: Bajqinovci viziton kompaninë e fuqishme vendore Dauti Komerc në Ferizaj, e cila vetëm në Kosovë i ka 300 punëtorë

12/22/2025 16:18
nga:Genita C

Kandidati i VV për deputet, Mefail Bajqinovci, vizitoi kompaninë Dauti Komerc në Ferizaj, duke vlerësuar punën dhe kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit, ku punësohen rreth 300 persona, raporton GazetaBlic.

Ai falënderoi menaxhmentin për mikpritjen dhe diskutimet mbi arritjet e Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Sot vizitova kompaninë Dauti Komerc në Ferizaj.

Kjo është një kompani e fuqishme vendore që vetëm në Kosovë i ka të punësuar rreth 300 punëtorë – dëshmi konkrete e punës dhe zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

Gjatë vizitës, bashkëbiseduam edhe për të arriturat e Qeverisë Kurti.

Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëbisedimin