Lajme

Bajrami: Qeveria e korruptuar, Qeveri që ka instaluar korrupsionin përmes tenderëve njëburimor

12/03/2025 14:09
nga:Genita C

Deputetja Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë e Kurtit, për korrupsion, duke thënë se ajo ka instaluar praktika korruptive përmes tenderëve me një burim, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, “çdo i dyti tender i dhënë përmes negocimit ngjall dyshime të bazuara për korrupsion”.

Bajrami kërkoi transparencë dhe llogaridhënie për procedurat e prokurimit që, siç thotë ajo, po dëmtojnë konkurrencën dhe interesin publik.

“Qeveria e korruptuar, Qeveri që ka instaluar korrupsionin përmes tenderëve njëburimor. Çdo i dyti tender që u është dhënë kompanive përmes negocimit ka dyshime të bazuara për korrupsion. Pikë”, tha Bajrami.