Lajme

Haxhiu: Profesionistët shëndetësorë po e mbështesin fuqishëm programin e Bedri Hamzës

01/19/2025 19:55
nga:G C

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka theksuar mbështetjen e fuqishme të profesionistëve shëndetësor për programin e shëndetësisë të PDK-së dhe Bedri Hamzën, raporton GazetaBlic.

Ai ka përmendur pikat kyçe të programit, të cilat përfshijnë krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, fokusimin te pacientët, digitalizimin e shëndetësisë, rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë me 50%, dhe sigurimin e barnave falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe kancer.

E plotë:

Profesionistët shëndetësor mbështesin fuqishëm programin për shëndetësi të PDK-së dhe Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.
Pikat kyçe të programit që e kemi hartuar me shumë kujdes janë:
1. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
2. Sistemi Shëndetësor me Pacientin në Qendër.
3. Digitalizimi i Shëndetësisë.
4. Rritje të pagave prej 50% për të gjithë profesionistët shëndetësorë.
5. Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe kancer.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#MemliKrasniqi2
#BekimHaxhiuKamishi109