Lajme

Reagojnë nga Nisma pas deklaratës së Ramabajës se të hënën bëhet publik koalicioni me VV-në

11 ditë më parë
nga:G C

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në reagim të një deklarate të analistit dhe anëtarit të Vetëvendosjes, Sadri Ramabajës, se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal i VV-së dhe Nismës, ai thotë se “Ramabaja nuk i paska përdorë tabletat sot”.

“Ramabaja, nuk i paska përdorën tabletat sot dhe qenka prekë nga halucinacionet”, shkruan Berisha.