Lajme

Ramush Haradinaj: Sot është dita kur secili prej nesh duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës dhe të marrë pjesë në vendimmarrje

12/28/2025 10:32
nga:Genita C

Ramush Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër,  ka votuar herët në mëngjes së bashku me anëtarë të familjes së tij.

Pas votimit, ai theksoi se dita e zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për përgjegjësi dhe shpresë, duke ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë aktive në vendimmarrje.