Lajme

Policia: Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në një ndërtesë pranë “Parkut të Qytetit”

07/16/2025 21:56
nga:Sh R

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës ku tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë rast.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti, për GazetaBlic.