Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë mbështetjen e tij për deputet, kandidatit të LDK-së, Shkëmb Manajt.
Rama theksoi se Manaj për katër vite ka qenë një nga shtyllat kryesore të funksionimit të Prishtinës.
Ai tha se Shkëmb Manajn e ka pasur bashkëpunëtor të besueshëm në mbrojtjen e interesit publik, ku siç deklaroi ai ka luajtur rol kyç në përballjen me qeverinë bllokuese në realizimin e projekteve të mëdha.
“Gjatë këtyre katër viteve Shkëmb Manaj ka qenë një shtyllat kryesore të funksionimit dhe avancimit të Kryeqytetit. Në çdo vendim të rëndësishëm për Prishtinën, e kam pasur pranë si bashkëpuntorë të besueshëm në mbrojtjen e interesit publik. Ka luajtur rol kyç në përballjen ligjore dhe politike me një qeveri bllokuese për realizimin e projketeve të mëdha dhe të rëndësishme të Prishtinës”, tha Rama.
Kujtojmë se, Shkëmb Manaj kandidon me numrin 29 në radhët e listës së LDK-së për deputet.


