Sporti

Paralajmërim për spektakël, 10 minuta përballje ‘sy me sy’ mes Fury dhe Usyk

12/19/2024 18:32
nga:Mergim Rreci

Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury kishin shumë pak për të thënë në konferencën e tyre të fundit për shtyp përpara rimeçit të së shtunës.

Megjithatë, gjërat u bënë shumë më interesante kur dyshja u përballen sy me sy, transmeton GazetaBlic Sport.

Ajo që duhej të ishte një mundësi e shkurtër për mediat e pranishme për të marrë disa foto të dy boksierëve ballë për ballë njëri-tjetrit, u shndërrua shpejt në një betejë shumë të gjatë.

Meqë asnjë nga luftëtarët nuk donte të tregonte dobësi përpara përballjes së tyre të madhe këtë fundjavë, dukej se dyshja ishin gati të qëndronin ballë për ballë gjatë gjithë natës.

Duke qenë se mundësia që kampet e tyre përkatëse t’i tërhiqnin larg, ishte zhdukur prej kohësh, i mbeti presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman që përfundimisht të përpiqej t’i bindte ata të largoheshin nga njëri-tjetrit.

U deshën plot 10 minuta që të dy boksierët të largoheshin nga përballja e tyre sy me sy.

/GazetaBlic Sport/