Lajme

Pacolli kërkon hetim nga SPAK: Vandalizim dhe dëme serioze në aeroportin e Vlorës,

06/22/2026 18:05
nga:Genita C

Behgjet Pacolli ka reaguar pas rikthimit të kompanisë Mabco në kantierin e Aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se objekti është gjetur i dëmtuar rëndë pas pesë javësh nga, siç e cilëson ai, “sekuestrimi i paligjshëm dhe i dhunshëm” i terminalit.

Pacolli tha se gjatë inspektimit janë konstatuar dëmtime në pajisje dhe infrastrukturë, përfshirë monitorë, dyer automatike, sisteme elektrike, gjeneratorë dhe materiale të tjera, ndërsa një pjesë e pajisjeve rezultojnë të zhdukura.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut dhe organeve kompetente që të nisin hetime të plota për rastin, ndërsa theksoi se pavarësisht dëmeve dhe pengesave, puna për përfundimin e aeroportit do të vazhdojë.