Shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka shkruar për takimin e ambasadorëve të Quint-it me, Albin Kurtin.
Orav ka thënë se një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, teksa ka shtuar se “status quo” aktuale s’i sjell dobi askujt.
“Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me Kryeministrin në detyrë Kurti. Një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Bllokada aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav.


