Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj këngës që Edona Llalloshi ia kushtoi Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si “shfaqje të pështirë” dhe “bastardim total” të një kënge të bukur historike, raporton GazetaBlic.
Ai kujtoi se, kënga origjinale i kushtohet Çun Mulës, prijësit të fisit të Grudës dhe Malësisë së Madhe, luftëtar kundër osmanëve dhe malazezëve, ndërsa përdorimi i saj aktual përbën, siç tha ai, një deformim të historisë së lavdisë dhe rezistencës.


