Është padyshim një nga pyetjet më të shtruara në historinë e futbollit.
Disa fansa dhe figura të sportit kanë bërë tashmë zgjedhjen mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe, tani, ishte radha e Michael Owen për t’iu përgjigjur pyetjes së famshme, transmeton GazetaBlic Sport.
Duke folur për Sportal.bg, ish-reprezentuesi anglez, i cili ndër të tjera ka luajtur për Real Madrid , Liverpool dhe Manchester United , ka treguar se në cilën anë është: “Është shumë e vështirë të zgjidhni. Mendoj se, natyrisht, Messi është lojtari me talentin më të natyrshëm. Ai ka lindur për të qenë ky lojtar i madh.”
“Për fëmijët që shikojnë futboll, ata mund të shikojnë kapacitetin e punës të Cristiano Ronaldos , përkushtimin e tij, profesionalizmin e tij, ai është absolutisht i përsosur në mënyrën se si e jeton jetën e tij dhe mendoj se ai u përpoq të arrinte të njëjtin nivel si Messi. Unë them, profesionalizëm dhe përkushtim. Por mendoj se, natyrisht, Messi është një lojtar më i talentuar”, tha ish fitues i Topit të Artë në vitin 2001.
/GazetaBlic Sport/