Lionel Messi fitoi, për herë të parë që nga transferimi në MLS, çmimin për lojtarin më të mirë të muajit në Major League Soccer, për performancën e tij në prill.
Reprezentuesi argjentinas shkëlqeu muajin e kaluar me gjashtë gola dhe katër asistime në katër ndeshjet e luajtura për Inter Miami, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky ishte çmimi i dytë që u jepet lojtarëve të skuadrës nga Inter Miami, pasi Luis Suarez fitoi çmimin për shkurt/mars.