Lajme

Memli Krasniqi flet përsëri për dorëheqjen: S’ka të bëjë me zhvillimet e fundit

11/12/2025 20:58
nga:Genita C

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar pse hoqi dorë nga ky post.

Krasniqi, deklaron se ky vendim i tij nuk është i momentit, por i menduar e i peshuar mirë.

“Është vendim i befasishëm, sepse vendime të tilla ndonjëherë duhet të maten e të peshohen mirë, të diskutohen me një grup të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të afërt, por nuk është një vendim i shpejtë e as nuk është një vendim i momentit”, tha Krasniqi në Rubikon.

Tutje, Krasniqi thotë se vendimi i tij për të hequr dorë nga drejtuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimet e fundit, por edhe për një trajektore e gjithë rrugëtimit të tij politik.