Sporti

Mario Balotelli pritet të rikthehet në Serie A, këto janë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij

01/10/2024 08:18
nga:Mergim Rreci

Raportime nga Franca bëjnë me dije se Mario Balotelli dëshiron të largohet nga Adana Demirspor për një rikthim në Serie A, me Udinese , Salernitana dhe Empoli të interesuara për shërbimet e tij.

33-vjeçari është nën kontratë në Turqi vetëm deri më 30 qershor, megjithëse ekziston edhe një opsion për ta vazhduar edhe një vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e kishte nisur mirë sezonin me tre gola në pesë ndeshje të Super Ligës Turke, por më pas iu desh të operohej për një dëmtim në gju në nëntor.

FootMercato pretendon se Balotelli është i gatshëm të largohet nga Adana Demirspor dhe do të favorizonte një transferim në Serie A, duke shpresuar të fitojë një vend në kombëtaren e Italisë për turneun e Euro 2024.

/GazetaBlic Sport/