Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim të veçantë në sallën e shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë, ku u shpreh i emocionuar për pritjen e jashtëzakonshme nga qytetarët, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se ishte kthyer pas gjashtë vitesh në këtë shkollë, ku gjithçka kishte ndryshuar për mirë, pasi sala dhe oborri ishin mbushur plot.
Abdixhiku, i cili ka kryer shkollën fillore aty, theksoi se Prishtina ka bërë zgjedhjen e saj për ndryshim. “124 është ndryshimi,” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e investimeve prej 1.5 miliardë euro për kryeqytetin dhe rininë e tij.
E plotë:
Në sallën e shkollës ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, Dega e Dytë mbajti tubim. Ishte e veçantë!
U ktheva pas gjashtë vitesh në tubim në këtë shkollë, por këtë herë ishte më veçantë. Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e koridori ishte plot e oborri ishte plot. E paparë. Një degë e Prishtinës kaq shumë zjarr! Janë pesë gjithsej!
Dhe në këtë sallë, në këtë shkollë, kam kryer gjithë shkollën fillore. Ashtu siç e kishte kryer Floriani, Jehona, Berati e Jeta! Tani ishim bashkë, duke kërkuar mbështetjen për rrugëtimin tonë të djathtë mbarëkombëtar!
Prishtina është e qartë! 🔵⚪️
124 është ndryshimi. Me 1.5 miliard euro investime në Kryeqytet, ky ndryshim mbetet i damiljeve të Prishtinës, rinisë së Prishtinës, prindërve e nxënësve të Prishtinës!