Lajme

Lladrovci: Zgjedhja e Presidentit, mundësia e fundit për PDK-në – Ta përmbys narracionin e pushtetit sikur opozita i ka fajet për gjithçka

03/01/2026 16:08
nga:Genita C

Kryetari i Drenas, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar vendimmarrjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë vitit të fundit, raporton GazetaBlic.

Ai ka vlerësuar se PDK ka bërë gabime strategjike përballë Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos shfrytëzuar mundësitë për të ndikuar në “matematikat” parlamentare.

Sipas tij, çështja e zgjedhjes së Presidentit mbetet një nga mundësitë e fundit politike për të ndryshuar narracionin dhe për të forcuar rolin e opozitës.

Postimi i plotë: