Prishtina do ta zhvillojë sot përballjen më të rëndësishme në garën më prestigjioze evropiane për klube, në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet në “Groupma Arena” në Hungari duke filluar nga ora 18:00.
Prishtina ka publikuar më herët formacionin zyrtar, kurse tashmë edhe kundërshari i saj e ka bërë një gjë të tillë.
Ky është formacioni zyrtar i Ferencvaros për këtë takim.



