Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 90, Lahi Brahimaj, së bashku me familjarët dhe bashkëluftëtarët, nderoi kujtimin e dëshmorëve të pavdekshëm Qel Ukaj dhe Zef Gjokaj në Dashinoc, si dhe të trimit Nik Hajdaraj në Shqiponjë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se çdo hap në këto vende të shenjta është një përulje para sakrificës së bijve të kombit, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Brahimaj u betua se do të ruajnë amanetin e dëshmorëve dhe do t’ua përcjellin vlerat e tyre brezave të ardhshëm.
E plotë:
Çdo hap në këto vende të shenjta është një përulje para sakrificës sublime të bijve më të mirë të kombit tonë, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Sot, së bashku me familjarë e bashkëluftëtarë, nderuam kujtimin e dëshmorëve të pavdekshëm Qel Ukaj e Zef Gjokaj në Dashinoc, dhe më pas të trimit Nik Hajdaraj në Shqiponjë. Këto vende janë bërë altare të lirisë sonë.
Përpara varrezave të dëshmorëve, betohemi se do të ruajmë amanetin e tyre të shenjtë dhe do t’ua përcjellim brezave që vijnë vlerat për të cilat ranë këta trima.