Lajme

Kurti falënderon ambasadorin Orav për rolin në forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian

03/16/2026 15:55
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit që nga 1 shtatori 2024, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë forcuar raportet mes Kosovës dhe BE-së.

Ai vlerësoi veçanërisht angazhimin e Orav në lansimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si dhe theksoi rëndësinë që BE të ndërmarrë hapat e radhës për t’i mundësuar Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Në fund, Kurti i uroi Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe e falënderoi për bashkëpunimin gjatë shërbimit në Kosovë.