Thomas Tuchel me shumë gjasë do të mbetet trajner tek skuadra e Bayern Munich.
Ky është rezultati i diskutimeve të djeshme, sipas gazetarit Florian Plettenberg, transmeton GazetaBlic Sport.
De Zerbi dhe Ten Hag janë duke u konsideruar dhe mbeten në listë, por prioriteti tashmë i klubit tani është tek Tuchel.
Diskutimet në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës së kërkuar nga Tuchel, të paktën deri në vitin 2026, janë në vazhdim. Nuk është ende një çështje e përfunduar, por duket se një marrëveshje mund të finalizohet shpejt.
/GazetaBlic Sport/