Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e Qedrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, raporton GazetaBlic.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e 46-të të tyre, ku thuhet se ata mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
“Ju njoftoj se në mbledhjen e 46-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e listës së Qedrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, të cilët mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës”, përfundon njoftimi i tyre.


