Lajme

Konstituimi i Kuvendit, Arifi: Nuk ka asnjë arsye që m’u shty ky proces

02/11/2026 09:03
nga:Genita C

Sot me fillim nga ora 17:00, të zgjedhur e popullit do të mblidhen në mënyrë që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Opinionisti Avni Arifi në emisionin “Ora Shtatë” tha se nuk ka asnjë arsye që formimi i institucionit legjislativ të shtyhet.

Sipas tij, është mirë që të gjitha partitë politike janë grumbulluar që t’i krijojnë institucionet sa më shpejtë.

“Nuk ka asnjë arsye pse me u shty, votat i ka, shumicën e ka marrë, domethënë nuk do të duhej të kishte befasi për të keq. Është mirë që i kanë evituar ato procedurat e regjistrimit të deputetëve, sepse koha është shumë e shkurtës, më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti, dhe është mirë që janë grumbulluar që t’i formojnë institucionet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Arifi.

Ai shtoi se votimi i nënkryetarëve në pako, është një strategji e re e paparë më herët.