Lajme

Koci: Duam dorëheqje, duam rrymë, sonte

01/20/2026 19:17
nga:Genita C

Arianit Koci ka kritikuar mungesën e energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se qytetarët po rrinë në errësirë, bizneset ndalen, fëmijët nuk mund të kryejnë detyrat, dhe të moshuarit rrezikohen, raporton GazetaBlic.

Ai ka akuzuar politikanët për mosveprim, duke kërkuar dorëheqje dhe zgjidhje të menjëhershme për krizën e energjisë, duke theksuar se vendi ka burime të mëdha, si thëngjilli, që mund ta bëjnë Kosovën lider ekonomik në rajon.