Lajme

Klinaku, AAK: Strategjia kombëtare që lidh arsimin me tregun e punës, zgjidhja për mungesën e kuadrove profesionale

12/11/2025 16:48
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së me numrin 39, Mehmet Klinaku, ka theksuar nevojën urgjente për lidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se arsimi aktual po prodhon shumë të papunë dhe se krijimi i një strategjie kombëtare do të ndihmonte në orientimin e kuadrove drejt kërkesave reale të tregut.

Klinaku propozoi mësimin dual si model funksional, duke e cilësuar atë si çelës të zhvillimit të ekspertëve dhe bashkëpunimit mes arsimit dhe bizneseve, një praktikë që ka ndërtuar ekonominë gjermane.