Lajme

S’kaloi ndryshimi i ligjit për skemat pensionale, Selmanaj -VV’së: Turpi nuk paska fund

01/18/2023 15:26
nga:Genita C

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk mori mbështetjen e deputetëve, prej 61 sa morën pjesë në votim 25 ishin për, 32 deputetë kundër dhe 4 abstenime, raporton GazetaBlic.

Lidhur me këtë, reagoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i cili thotë se ky projektligj kishte për qëllim që të iu njihet e drejta e stazhit të punës për periudhën 1990-1999, me këtë do të iu njihet e drejta në pension kontributiv për këto vite sa ishim nën pushtimin e egër serb.

“Ky diskriminim, nxjerr konkludime absurde se si politika jonë i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtoj një numër kaq të madh të qytetarëve tonë, për shkak se kanë zgjedhur të mos punojnë nën regjimin pushtues serb”, shkroi Selmanaj tutje.

Shkrimi i plotë:

Turpi nuk paska fund

Për fatin e keq, LVV dhe partnerët e saj, sot nuk e votuan në Kuvend projektligjin i cili e heq kufizimin diskriminues për 15 vite stazh të sigurimit pensional, për qytetarët e Kosovës.

Ky projektligj kishte për qëllim që të iu njihet e drejta e stazhit të punës për periudhën 1990-1999, me këtë do të iu njihet e drejta në pension kontributiv për këto vite sa ishim nën pushtimin e egër serb.

Për kujtesë, pas njohjes së stazhit të mësimdhënësve, aktualisht kanë mbetur edhe rreth 11 mijë pensionistë kontribut pagues që diskriminohen nga ligji që sot aplikohet në Kosovë. Mos te harrojmë që një numër i madh i tyre tashmë kanë vdekur dhe shumë prej të tjerëve janë në moshë të shtyrë dhe duke pritur fundin e këtij diskriminimi irracional.

Ky diskriminim, nxjerr konkludime absurde se si politika jonë i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtoj një numër kaq të madh të qytetarëve tonë, për shkak se kanë zgjedhur të mos punojnë nën regjimin pushtues serb.

Në vend se për shkak të këtij refuzimi ata të marrin shpërblim nga shteti i tyre, për fatin e keq tash e 20 vite kanë marrë vetëm dënim.

Nuk kalon plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale