Lajme

Iu bashkuan listës së Vjosa Osmanit, ja sa vota kanë marrë deri tash Avdyli, Statovci dhe Reshitaj

06/09/2026 18:10
nga:Genita C

Ish-deputetët e Guxo-s, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët braktisën partinë për t’iu bashkuar Vjosa Osmanit në listën e Lidhjes Demokratike e Kosovës, po shënojnë rezultat modest në numërimin e deritanishëm të votave.

Me afro 40% të votave të numëruara, Jeta Statovci ka marrë 4,529 vota, ndërsa Haxhi Avdyli 2,165 vota.

Ndërsa, Albena Reshitaj ka deri tash 5,860 vota.

Këtu mund t’i ndiqni rezultatet LIVE.