Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi, po kalon në një moment fantastik në karrierën e tij.
Ai luajti nga minuta e parë në dy ndeshjet e tetorit me fanellën e Kosovës, duke qenë i mrekullueshëm, si në ndeshjen me Slloveninë, e ashtu edhe në atë ndaj Suedisë, transmeton GazetaBlic Sport.
25-vjeçari, i cili luajti gjithsej tre ndeshje për Kolos Kovalivka gjatë muajit shtator, e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit atje.
Një lajm shumë i mirë ky, me Krasniqin që vazhdon të ketë rritje në karrierën e tij.


