Interi ka shtuar ish-mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral në listën e objektivave të mundshëm të transferimeve.
Nerazzurrët janë në treg për një qendërmbrojtës të ri për shkak të mundësisë së largimit të Milan Škriniar në Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi turk iu bashkua Atalantës nga Juve këtë verë pasi La Dea mori opsionin e tyre për ta bërë huazimin e përhershëm, megjithëse me synimin për ta shitur atë për një fitim më të madh, sipas raporteve.
/GazetaBlic Sport/


