Sporti

Shqipëria ndalet në ‘Air Albania’, mposhtet nga Gjeorgjia

09/10/2024 22:39
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në ‘Air Albania’ dhe jo në mënyrën më të mirë për shqiptarët.

Shqipëria është mposhtur me rezultat 0 me 1 ndaj Gjeorgjisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Giorgi Kochorashvili realizoi golin e fitores për kombëtaren e drejtuar nga Willy Sagnol, duke shënuar në minutën e 71-të.

Nuk ishte një nga paraqitjet më të mira të Kombëtares së Shqipërisë, e cila nuk arriti të jetë e rrezikshme për portën kundërshtare.

Me këtë humbje, Shqipëria renditet në vendin e dytë me tre pikë, kurse Gjeorgjia ka vendin e parë me pikë të plota pas dy ndeshjeve, gjithsej 6-të.

/GazetaBlic Sport/