Muhamet Hamiti, ka akuzuar Albin Kurtin se ka udhëhequr, siç tha ai, Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Hamiti ka kritikuar deklaratat e Kurtit kundër korrupsionit, duke thënë se ato bien ndesh me realitetin e qeverisjes së tij gjatë pesë viteve të fundit.
Ai ka përmendur edhe zgjedhjen si deputete të një ministres në detyrë, Rozeta Hajdari, që ndodhet nën aktakuzë, duke theksuar se ky, sipas tij, nuk është rast i izoluar.


