Lajme

Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

01/07/2026 18:06
nga:Genita C

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se qyteti është përballur me një situatë të rënduar si pasojë e vërshimeve, veçanërisht gjatë ditës së djeshme, raporton GazetaBlic.

Ai njoftoi se ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e ka informuar për gjendjen në terren dhe masat e ndërmarra nga Shtabi Emergjent.

Së bashku vizituan lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura, ku u bë i domosdoshëm evakuimi i disa familjeve, të cilat janë strehuar përkohësisht në banesa sociale.

Gjini theksoi se ekipet komunale janë në terren dhe po veprojnë për menaxhimin e situatës.