Lajme

Gjini: Kosova do të jetë fituese, kur Ramush Haradinaj vjen në krye të Qeverisë

01/12/2025 14:26
nga:G C

Ardian Gjini i AAK-së, ka theksuar gjatë fushatës zgjedhore se Kosova ka nevojë për një qeveri që vepron dhe realizon projekte konkrete, siç janë përfundimi i rrugëve, urave, shkollave dhe çerdheve, jo vetëm duke folur për to, raporton GazetaBlic.

Ai kritikoi aktualen Qeveri, duke thënë se ajo flet shumë, por nuk bën asgjë, dhe se duhet të jetë një qeveri e përgjegjshme, e cila merr përgjegjësitë dhe nuk i hedh fajet tek të tjerët.

Gjini gjithashtu e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mbrojtjen e korrupsionit dhe përfshirjen e tij në këtë fenomen.

Ai përfundoi duke theksuar se Kosova do të jetë fituese kur pushteti i ardhshëm të jetë për të gjithë qytetarët, jo kundër tyre.

“Kosova fituese duhet të jetë si kryeministri Haradinaj, si të gjithë kandidatët që i kemi këtu. Duhet të përfundohen rrugët, urat, shkollat e çerdhet, jo vetëm të flet për to, e mos t’i bëj. Sot, e kemi një Qeveri e cila flet, por nuk bën asgjë. Kosova fituese duhet të jetë ajo që punon e që kryen punë, jo që flet kopalla. Kosova fituese duhet të jetë me një qeveri të përgjegjshme, që i dinë detyrat e veta, jo me një qeveri që herë ia lenë fajin gjyqësorit, herë mediave, herë opozitës e herë Amerikës, por krejt fajet i ka vet”, tha Gjini.

“Kosova fituese nuk bën me qenë një vend ku Qeveria e mbron korrupsionin. Për katër vjet, Albin Kurti, jo vetëm që i ka të zhytur nga i pari deri tek i fundit në korrupsion, por edhe vetë u bë mburojë e tyre. Kosova do të jetë fituese kur pushteti i ardhshëm do të jetë për të gjithë, jo kundër të gjithëve”, shtoi ai.