Liverpool dhe Arsenal do të përballen të dielën në ‘Anfield’.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 17:15, me skuadrën e Arne Slot që ka siguruar titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se skuadra e tij do ta bëjë gardën e nderit për Liverpoolin, duke theksuar se janë kampionë me shumë meritë.
Mikel Arteta: “Do t’i japim Liverpoolit një roje nderi. Ata e meritojnë. Ata kanë qenë skuadra më e mirë, kanë qenë më të qëndrueshmet”.
“Ky është sporti, kur dikush është më i mirë, atëherë duhet ta duartrokasësh, ta pranosh dhe të përpiqesh të arrish atë nivel”.
/GazetaBlic Sport/


