Trajneri Gennaro Gattuso përjashtoi Leon Dajakun dhe Yassine Benrahou nga ekipi i Hajdukut.
Trajneri i Hajdukut i largoi sot nga stërvitja pasi nuk ishte i kënaqur me përpjekjet e tyre dhe sipas informacioneve të para, ndonëse deri tani jozyrtare nga Poljud, duket se Dajaku dhe Benraho do të largohen nga klubi, transmeton GazetaBlic Sport.
Gattuso do të thotë më shumë për këtë situatë në konferencën për shtyp të premten, para ndeshjes me Sibenikun.
Dyshja nisën përgatitjet me Hajdukun në Stobreç, por për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Gennaro Gattuso, pjesën tjetër të përgatitjeve e kaluan në Poljud, ku u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.
/GazetaBlic Sport/


