Sporti

Garë e jashtëzakonshme në Superligë, Prishtina i afrohet vetëm në një pikë kreut të tabelës

10/19/2024 15:16
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Skuadra e Prishtinës ka siguruar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ‘Liman Gegaj’ ishte 1 me 3.

Hazrollaj shënoi golin e vetëm për skuadrën e Bekim Isufit, kurse Akinbule, Gallapeni dhe Vitija realizuan për kryeqytetasit.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 dhe Drita barazuan me rezultat 0 me 0.

Ja renditja tabelare momentale në Superligë:

/GazetaBlic Sport/