Lajme

Geci: Kuvendi i ardhshëm i LDK-së t’ia heqë Isa Mustafës titullin kryetar nderi

02/02/2026 15:42
nga:Genita C

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar pas Kuvendit të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke deklaruar se aty është rrëzuar përfundimisht projekti politik i ish-kryetarit Isa Mustafa brenda partisë, raporton GazetaBlic.

Sipas Gecit, pretendimet se Lumir Abdixhiku ishte “njeri i Isa Mustafës” ishin propagandë e qëllimshme, ndërsa votimi i fshehtë në Kuvend tregoi se baza e LDK-së refuzoi skenarët për përçarje dhe nënshtrim politik.

Geci vlerëson se Kuvendi shërbeu si një referendum i brendshëm kundër ndikimeve të vjetra dhe thekson se LDK-ja ende ka instinkt vetëmbrojtës politik. Ai ftoi anëtarësinë që të rikthehet te programi i djathtë rugovian dhe propozoi që në Kuvendin e ardhshëm t’i hiqet Isa Mustafës titulli i kryetarit të nderit.