Sporti

Galatasaray – Fenerbahce, super ndeshje sonte në Superkupën e Turqisës

12/29/2023 11:26
nga:Mergim Rreci

Galatasaray dhe Fenerbahce do të përballen në ndeshjen e shumëpritur të Superkupës sonte në Al-Awwal Park në Riad të Arabisë Saudite.

Si kampionë në fuqi të Superligës së Turqisë, ‘Luanët’ synojnë ta mbyllin vitin me nota të larta duke mposhtur rivalin e përbetuar, fituesin e Kupës së Turqisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kundërshtarët e vjetër takohen për herë të dytë në vetëm pesë ditë, pas përballjes së tyre të pa gola në Ulker Stadium të dielën. Të dyja skuadrat janë përgatitur tani për një ndeshje të rëndësishme, duke garuar për titullin e 17-të të Superkupës, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

/GazetaBlic Sport/