Debat

Flamujt e Rugovës dhe Darka e Lamës janë instrumente të marketingut elektoral nga Kurti dhe LVV

05/25/2025 21:50
nga:Shenoll Muharremi

“Darka e Lamës” dhe Gjahu i Kurtit për votat e LDK-së e Rugovës

Flamujt e Rugovës dhe Darka e Lamës janë instrumente të marketingu elektoral nga Kurti dhe LVV. Me qëllimin e vetëm me i ve në lajthitje një grup të elektoratit të LDK-së duke sugjeruar gabimisht që Guxo janë pasaredhësit e Rugovës. Edhe pse absurde, ky ishte qëllimi pse u mbajtën flamujt në fushatë elektorale dhe pse u organizuan darka.

Kur u organizu Darka e Lamës nga një ministri e qeverisë së Kurtit, ishte për habi nga të gjithë. Por tash po shihet që kjo ka qenë një tentim i radhës, apo një skemë e radhës ku Albin Kurti përmes Guxo-s ka tentu me i ruajt votat që ia mori ‘përkohësisht’ LDK-së më herët.

Kur u ftohën marrëdhëniet me Vjosa Osmanin, LVV e Kurti nisën menjëherë fushatën për me e paraqit Guxo-n si “trashegimtare” të Rugovës. A ju kujtohen flamujt e Rugovës nëpër tubime të LVV-së? Edhe “Darka e Lamës” e ministrive është zhvillu për një arsye të njejtë. Me kriju përshtypje artificiale.

E vërteta është që LVV ska kurgjo me Rugovën, pamvarësisht tentimeve me qëllime elektorale. LDK është e vetmja që trashëgon Rugovën dhe rugovizmin. Guxo nuk ka lidhje me këtë frymë, përveç nëse frymë quhet oportunizmi politik.

Albin Kurti duhet me i lënë votat e huaja rahat. Ato nuk bëhen të tuat, sado që i paketon me flamuj e me darka. Për një moment mundesh me tentu me kriju një përshtypje artificiale, por identiteti politik nuk falsifikohet gjatë.