Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala lidhur më situatën aktuale politike në vend, është shprehur se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë i vetmi opsion për të dalë vendi nga kriza.
Shala në një prononcim për GazetaBlic tha se shteti dhe Qeveria ndodhen në një situatë të paralizuar funksionale, ku institucionet nuk po arrijnë të përmbushin rolin e tyre kushtetues dhe demokratik.
“Në rrethana politike, ekonomike e të sigurisë që janë tani, pra shteti dhe Qeveria janë në anormalitet total edhe kushtetues”.
“Sigurisht që zgjedhjet mbeten i vetmi opsion”- përfundoi Shala për GazetaBic.


